4 festivale ushqimi ‘të pazakonta’ që nuk duhen humbur në Evropë

TË FUNDIT

Festat, panairet dhe festivalet në Evropë janë shpesh celebrime të kulturave vendase që janë tërësisht unike të një rajoni. Një temë e përbashkët e disa prej festivaleve më të hershme dhe më të çuditshme është: ushqimi.

Nga portokallet tek tartufi dhe llojet e ndryshme të mishit e peshkut, logjika është e thjesht, nëse mund ta hash, mund ta celebrosh!

Më poshtë, do të gjeni 4 nga festivalet kulturore më të pazakonta në Evropë.

1 – Beteja e Protokolleve, Itali

Pamje e një peme portokallesh. Foto: Philippe Gauthier

Karnavalet e Ivrea-s nuk janë një festival që celebron vlerat ushqyese të portokallit, aq sa një festë rreth dobishmërisë së tyre si bomba dore.

Gjatë kësaj dite të çrregullt, qindra kilogram portokalle shtypen e vërviten teksa pjesëmarrësit bëhen pjesë e një beteje simbolike kundër urisë dhe tiranisë. Gjithçka filloi në shekullin e 12-të, kur një Kont dashakeqës e keqtrajtonte popullsinë vendase dhe u shpërndante banorëve të fshatit vetëm një torbë fasule, dy herë në vit për të shmangur urinë.

Derisa një revoltë popullore u ngrit, gjatë të cilës fasulet u hodhën përdhe për të treguar zemërimin e vendasve. Më vonë, fasulet u zëvendësuan me bajame të sheqerosura, lule e deri në shekullin e 19-të ku në skenë erdhën portokallet, të cilat hidheshin nga dritaret e ballkonit nga gratë, për t’u kapur nga simpatizantët e tyre.

Vizitorët gjatë këtij festivali që ndodh në muajin shkurt, të cilët duan të shohin spektaklin por jo të bëhen pjesë e frutave fluturuese, mund të fshihen tek ndërtesat përreth ose të dalin në rrugë me kapele të kuqe për të treguar se nuk janë pjesë e betejës.

– La Pourcailhade, Francë

I dedikuar tërësisht çdo lloj aspekti të imagjinueshëm të mishit të derrit, La Pourcailhade zhvillohet gjatë të dielës së dytë të gushtit në Francën jugperëndimore, në Trie-sur-Baise.

Kjo ngjarje e zhurmshëm është shumë më tepër se një justifikim për të gatuar dhe ngrënë pjata të shijshme. Ky festival përfshinë garën për ‘Kostumin më të mirë të Derrit’, si dhe garën për gërhitjen më të mirë për të fituar çmimin maksimal.

Ka gjithashtu edhe një garë mes derrkucësh, gjatë të cilës pjesëmarrësit vendosin baste. Sigurisht që nuk mungojnë edhe gara të tipit “kush ha më tepër”, për ata që kanë stomakun e duhur për të marrë pjesë.

Trie-sur-Baise dikur ka qenë rajoni më i madh në Francë për sa i përket tregtisë së derrave.

Për më tepër rreth Trie-sur-Baise, klikoni këtu france-voyage.com.

3 – Helsinki Herring Festival, Finlandë

Pamje nga panairi i Herring, Helsinki. Foto: Wikipedia

Ushqimi është një kënaqësi si dhe gur themeli për komunitete të ndryshme. Kjo balancë mes gëzimit dhe respektit është shumë e dukshme në Finlandë.

Çdo tetor që prej vitit 1743, peshkatarët në Helsinki kanë udhëtuar me barkat e tyre të vogla drejt Tregut në Market Square për të shitur kapjet e tyre.

Gjatë viteve, tradita është kthyer në një celebrim shumë më të gjerë të ushqimit Finlandez. Peshku i tipit Harengë, qoftë ai i kripur, i marinuar apo i gatuar me salcë është gjithnjë qendra e këtyre festimeve.

Vizitorët mund të bëhen pjesë e seminareve të ndryshëm për të mësuar rreth Detit Baltik. Ose, ata mund të provojnë disa nga pjata më delikate përfshi një pjata të veçantë Harenge me çokollatë dhe patate të shoqëruar me bukë të zezë tradicionale nga arkipelagu.

Mësoni më tepër rreth Helsinki-t këtu: visitfinland.com.

– Subotina Festival, Kroaci

Pamje ilustruese e tartufit të bardhë. Foto: Unsplash

Fillimi i sezonit të tartufit të bardhë në Istria, i celebruar prej kohësh nga vendasit, është kthyer dekadat e fundit në një festival të mirëfilltë.

Subotina Festival zhvillohet gjatë një fundjave në shtator në Buzet, “qytezën e tartufit”. Fokusit i ditës së parë është përgatitja e një omëlete gjigande që përbëhet nga 10 kg tartufë të bardhë dhe mbi 2,000 vezë.

Gjatë ditës së dytë të festivalit, të gjithë banorët e qytetit vishen me kostume tradicionale dhe rikrijojnë versionin e tyre të kohëve të vjetra, të cilat i bashkëngjiten demonstrimeve të zejtarive tradicionale si zdruktharia, gur-gdhendja apo thurjet e ndryshme.

Rrugët mbushen me kërcim dhe muzikë, ndërkohë që vizitorët që nuk e preferojnë kërcimin mund të kalojnë kohën duke zgjedhur produkte vendase dhe sigurisht…shumë tartuf./EN