Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 4029 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 397 qytetarë.
Janë shëruar 178 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,451 që nga fillimi i epidemisë. Nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Aktualisht janë 5792 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
