392 raste të reja dhe 20 viktima nga Covid-19

TË FUNDIT

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 392 raste të reja me Covid-19 nga realizimi i 4.633 testimeve, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Për 24 orë janë shëruar 339 pacientë kurse jetën e kanë humbur 17 persona.

Në Regjistrin e personave të vdekur nga Covid-19, Termini im janë paraqitur edhe 3 të vdekur që kanë humbur jetën gjatë periudhës prej 12.09.2021 deri 22.09.2021./TV21