384.466 qytetarë të vaksinuar në Maqedoni, 2.032 në Serbi

TË FUNDIT

Gjithsej, 12.631 qytetarë kanë pranuar dozën e parë të vaksinën kundër Covid-19 për shtatë ditë, Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, më së shumti qytetarë – 2.411 qytetarë janë vaksinuar më 28 maj, ndërkaq më pak – 597 gjatë fundjavës së fundit.

Gjatë tri ditëve të fundit të majit, vaksinën kundër Covid-19 kanë pranuar 5.065 qytetarë, kurse në 4 ditët e para të qershorit janë vaksinuar 7.566 qytetarë.

Gjatë fundjavës, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë fituar të drejtën të vaksinohen edhe në Vranje dhe mund të zgjedhin se a duan “Pfizer” apo “Sinofarm”.

Gjatë fundjavës, në Vranje janë vaksinuar 927 shtetas të Maqedonisë së Veriut, me çka numri i qytetarëve të vaksinuar në Serbi ka arritur 2.032.

Nga ana tjetër, në Maqedoninë e Veriut deri tani janë vaksinuar gjithsej 384.466 qytetarë, ndërkaq dozën e dytë të vaksinës e kanë pranuar 139.053.

Interesim për t’u vaksinuar kanë treguar 440.213 qytetarë, ndërkaq për sot është paralajmëruar edhe arritja e 11.700 dozave të vaksinave Pfizer./TV21