Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se në 5 muajt e parë të vitit 2024 Shqipërinë e kanë vizituar 3.3 milionë turisë. Rama shton se gjatë muajit maj ka pasur 38% më shumë turistë.
“38% më shumë turistë të huaj na vizituan gjatë muajit maj duke e çuar në 3.3 milionë numrin e turistëve që kemi pritur këto pesë muaj e ndërsa piku i sezonit turistik bregdetar afrohet, forcojmë gjithë vëmendjen institucionale dhe shpirtin e mikpritjes për të prezantuar më të mirën e #ShqipërisëTuristike“, ka shkruar Edi Rama – kryeministër i Shqipërisë.
