37 raste të reja me Covid në Shqipëri

TË FUNDIT

Vijon të mbetet i lartë numri i të infektuarve me koronavirus në vend. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 4,593 testime të kryera në 24 orët e fundit, janë regjistruar 37 raste pozitive.

Ndërsa, aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Bëhet e ditur gjithashtu se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,205 që nga fillimi i epidemisë.