35 politikanë nga Brukseli vizitojnë sot Maqedoninë

TË FUNDIT

Një grup punues i Këshillit të Evropës, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, i përbërë nga 35 përfaqësues të të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian, do të qëndrojë sot në Maqedoni, mëson “Zhurnal”.

Ky grup punues, sipas portalit, është organi më i rëndësishëm në Bruksel sa i përket Maqedonisë dhe rajonit, sepse pikërisht aty hartohen qëndrimet fillestare të Bashkimit Evropian.

Grupi, siç transmeton KosovaPress-i, në orën 14 do të takojë edhe kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, në selinë e partisë në Tetovë.

Ardhja e grupit të përfaqësuesve të të gjitha shteteve të BE-së është në vazhdën e vizitave të politikanëve nga Brukseli, që u shpeshtuan pas nisjes së publikimit të të ashtuquajturave “bomba” nga ana e opozitës, me bisedat e përgjuara telefonike të politikanëve dhe njerëzve tjerë publikë në Maqedoni.

Pak ditë më parë në Shkup qëndroi përfaqësuesi i lartë i State Department-it amerikan Hoyt Yee, si dhe ambasadorët e SHBA-ve, BE-së, Britanisë së Madhe, Danimarkës dhe Turqisë pranë selisë së OSBE-së në Vjenë