33 vjet nga sjellja e Kushtetutës së parë së Maqedonisë

TË FUNDIT

Sot shënohen 33 vjet nga sjellja e kushtetutës së parë në 1991. Me sjelljen e Kushtetutës si akt më i lartë juridik, lindi edhe shpresa e qytetarëve për një jetë më të mirë, për shtet demokratik ku do të sundojë e drejta që do të kontribuojë në ndërtimin e shtetit ligjor, shkruan kryetari i gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski.

Të gjithë ne kemi për obligim që ta zbatojmë në mënyrë besnike dhe të jemi besnik ndaj Kushtetutës. Sot u bëj thirrje çdokujt prej nesh se fuqia e Kushtetutës buron nga vendosmëria e çdo qytetari që të qëndrojë prapa saj dhe ta mbrojë. Dita e sotme le të jetë edhe një vërtetim për qytetarët, të jenë të sigurt se gjykata kushtetuese pa kompromis do ta ruajë dhe mbrojë. Kushtetuta me të gjitha vlerat e saj, do ta mbrojë lirinë, demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, thuhet në Kumtesën e Kostadinovskit.