Në aksionin e zhvilluar mbrëmë nga nëpunësit policor nga ora 00:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit kanë zbuluar 29 shoferë të cilët kanë drejtuar timonin në gjendje të alkoolizuar, ndërsa 4 të tjerë kanë refuzuar që ti nënshtrohen kontrollit për prani të alkoolit.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, 33 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni, si dhe të njëjtëve u është marrë patentë shoferi. Gjithashtu policia ka zbuluar edhe 85 shkelje të tjera për të cilat janë dhënë 41 urdhëresa mandatuese dhe pagesore dhe 44 urdhëresa pagesore shkelëse. Ndërsa 125 shoferë janë sanksionuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, si dhe 58 shkelje të tjera për të cilat janë dhënë 23 urdhëresa pagesore mandatuese dhe 35 urdhëresa pagesore shkelëse.
Nga MPB-ja njoftojnë se aksion ka pasur edhe për zbulimin e shkeljeve që i bëjnë shoferët e motoçikletave në territorin e Shkupit, me të cilën janë zbuluar 8 shoferë të cilët kanë bërë shkelje, ndërsa për 82 shkelje të tjera janë dhënë urdhëresa pagesore.
