Nga aksidenti rrugor që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Kërçovë- Gostivar, ka mbetur e lënduar rëndë një grua e 32 vjeçare.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20-të, ndërsa nga SPB-Ohër njoftojnë se janë përfshirë 4 vetura, Uolfsvagen Buba, Seat, Lamborxhini dhe një veturë e tipit KIA.
Gruaja e lënduar me iniciale A.Q.S me ndihmën e shpejtë është dërguar në qendrën urgjentë të Shkupit, ndërsa bashkëpjesëtarit tjerë në aksident kanë qenë më lëndime të lehta.
Nga urgjenca e klinikes se Shkupit për Tv21 thanë se në orën 21:55 minuta e kanë pranuar pacienten, dhe se ajo ka pasur fraktura në krahun e majtë dhe lëndime trupore, por që është në gjendje stabile dhe nën kontroll mjekësorë.
Burime të Tv21 tregojnë se e lartpërmendura A.Q.S ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe në veturën e saj pas aksidentit është gjetur një shishe alkooli.
