32 persona e shkelën orën policore, 476 për mosmbajtjen e maskave!

TË FUNDIT

Prej orës 00:00 deri në ora 04:00 (16.05.2021), është konstatuar se 32 persona nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë natës që lamë pas (15/16.05.2021) sërish, në territorin e Maqedonisë së Veriut, për masën për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse, janë regjistruar 476 shkelje.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojnë në parandalimin e shpërndarjes së Covid-19./TV21