31 persona kanë përfunduar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup në natën e Vitit të Ri 2026, përcjell TV21. Drejtori i Klinikës, Niko Beçarovski tha se 13 prej pacientëve kanë qenë të mitur, ndërsa sipas vlerësimeve, shumica janë raste me intoksikime alkoolike.
“31 bashkëqytetarë në 12 orët e fundit kanë përfunduar në Klinikën tonë. Pacientja më e re është në moshën 14 vjeçe, ndërsa më e vjetra, gjithashtu paciente është në moshën 44 vjeçe. Nga ky numër, 13 janë të mitur, Sipas strukturës së gjinisë, 21 kemi pasur nga gjinia mashkullore dhe 10 nga gjinia femërore. Duke pasur parasysh që ishte e furishme, disa analiza toksikologjike ende i presim, megjithatë në përgjithësi, për të gjithë vlerësojmë se janë intoksikime alkoolike. Pacienti i fundit diku nga ora 8 sot e ka lëshuar Klinikën”, tha mjeku Niko Beçarovski.
