Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 457 raste pozitive me Covid-19, nga 1.682 teste të realizuara, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 30 viktima dhe 700 të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar 591.958 teste të koronavirusit. Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 119.828. Jetën e kanë humbur 3.503 persona, kurse janë shëruar 101.474 të tjerë.
Raste aktive në vend janë 14.851./TV21
