Familja 6 anëtarëshe nga Hasanbegu i Shkupit është në kushte të rënda ekonomike dhe shëndetësore.
2 motra janë shëndet të rënduar mendor, ndërsa tjetra është e paralizuar në shtrat. Enisa Arifi vajza 12 vjeçare e Rejhanes, thotë se ka ndonjë ditë ku nuk kanë as ushqim për të ngrënë.
Ne duam për të ngrënë, dhe duam një shtëpi të vogël.
-Sa vjet ke?
12.
-A shkon në shkollë?
Po ndonjëherë, s’kemi me çfarë të shkojmë nuk kemi kushte, të gjitha i kemi të rënda.
-A keni mjaftueshëm ushqime që të hani çdo ditë?
Ndonjëherë po, por më shumë jo.
-Do të thotë ka ditë që ju nuk keni ushqim për të ngrënë?
Po, nuk kemi.
-Kush kujdeset për juve dhe vëllain?
Tezja ime dhe gjyshja, nëna nuk mundet sepse është e sëmurë.
Nëna e 2 fëmijëve Rejhane Arifi shprehet se askush në këtë shtëpi nuk mund të punojë për të siguruar një pagë mujore. Ajo thotë se mbijetojnë me ndihmë sociale, por ato nuk u dalin as për ilaçe.
Kam dal të kërkoj ndihmë aq sa kanë mundësi të na ndihmojnë, burra nuk kemi në shtëpi të gjitha jemi gra. Unë jam e sëmurë ka 2 vite, më bëhet mendja e keqe më shkon mendja të vetëvritem, të varem, kam qenë nëpër hoxhallar, nuk kam shërim.
-Prej çfarë je e sëmurë?
Psiqikisht jam e sëmurë.
-A keni të ardhura mujore?
Kemi ndihmë sociale dhe kujdes për person të tretë që e marrim prej motrës, por ata nuk na mjaftojnë vetëm për ilaçe i harxhojmë, kështu që kam dalë në televizor e lus popullin të na ndihmojë për ilaçe dhe ushqime, dhe ndonjë rrogë të na ofrojnë.
Shirete Arifi kërkon nga njerëzit ndihmë. Si ushqim, veshmbathje por edhe një shtëpi pasi siç thotë, në shtëpinë ku janë nuk ndihen të sigurta, sepse nuk është plotësisht e tyre.
Nuk jam me shëndetin mirë.
Çfarë ke konkretisht, çfarë dhimbje?
Shoh figura, kam qenë në hoxhë, e kam “skizofrenine”, kam marrë barna, kur i marr barnat më ndihmojnë por nuk i kam kushtet për ilaçe.
A kushtojnë shtrenjtë?
Po 2000-4000 denarë kushtojnë, ja si i sheh vetëm këta kutija edhe të motrës të nënës. Unë kur jam pak më mirë kujdesem për motrën time të paralizuar, motrës ia dërgoj fëmijët në shkollë, ju kisha lut popullit për të ngrënë dhe për të pirë si dhe një shtëpi të na japin.
Përndryshe të interesuarit të cilët duan të ofrojnë ndihmë tek kjo familje mund të paraqiten në numrin e Rejhane Arifit 070 217 868.
