3 ditë zie, trishtim e revoltë te Libanezët, 145 viktima deri më tani, 5000 të lënduar, dhjetëra të zhdukur

TË FUNDIT

Libani po vajton viktimat e shpërthimit më të fuqishëm që rrafshoi portin e Bejrutit, i cili vrau të paktën 145 njerëz dhe u plagosën 5000 të tjerë. Dhjetra persona rezultojnë ende të zhdukur dhe deri në një çerek milion njerëz mbetën pa shtëpi të përshtatshme për të jetuar pasi valët e shpërthimit shkatërruan fasadat e ndërtesave, në disa milje larg.

Familjet u mblodhën pranë portit për të kërkuar informacione për të zhdukurit e tyre. Janë të zemëruar me autoritetet që lejuan mbajtjen e një sasie të madhe të materialit eksploziv për vite me radhë në kushte të pasigurta në një depo porti.

Presidenti francez Emanuel Macron, bëri vizitën e parë si drejtues i huaj që nga shpërthimi i së martës. Arriti në Bejrut së bashku me personelin e specializuar dhe pajisjet e shpëtimit.

Kryeministri Hassan Diab shpalli tre ditë zie nga sot.

Vendi është goditur edhe nga një krizë ekonomike tashmë.

Ministri i Ekonomisë Raoul Nehme tha se Libani, me sistemin e tij bankar në krizë ka burime “shumë të kufizuara” për t’u marrë me fatkeqësinë, e cila sipas disa vlerësimeve të para, vendit mund t’i kushtojë 15 miliardë dollarë.

Presidenti Michel Aoun premtoi se do të kërkojë përgjegjësi për shpërthimin e 2,750 tonë nitrat amoniumi, të përdorur në plehra dhe bomba, të cilat ishin ruajtur për gjashtë vjet në port./TV21