3.5 milion dollarë një dozë. FDA miraton ilaçin më të shtrenjtë në botë për mpiksjen e gjakut

TË FUNDIT

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një medikament për mpiksjen e gjakut i cili kushton 3.5 milionë dollarë për dozë, duke e bërë atë ilaçin më të shtrenjtë në botë.

Hemgenix është një trajtim intravenoz për hemofilinë B, një çrregullim në të cilin njerëzit nuk prodhojnë një proteinë të nevojshme për të krijuar mpiksje gjaku dhe për të kontrolluar gjakderdhjen.

Hemofilia B përbën 15 për qind të pacientëve me hemofili dhe është e përhapur në rreth një në 40,000 njerëz, kryesisht meshkuj. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi Hemgenix të martën, duke thënë se “përfaqëson përparim të rëndësishëm në zhvillimin e terapive inovative për njerëzit e prekur nga sëmundja”.

Vlerësohet se rreth 16 milionë njerëz në SHBA dhe Evropë kanë hemofilinë B, ndërsa hemofilia A prek katër herë më shumë.

Prodhuesi i barnave CSL Behring njoftoi çmimin prej 3.5 milion dollarësh menjëherë pas miratimit nga FDA.

Ai pretendon se ilaçi përfundimisht do të reduktonte kostot e kujdesit shëndetësor, sepse pacientët do të kenë më pak incidente të gjakderdhjes dhe do të kenë nevojë për më pak trajtime të koagulimit.

error: Content is protected !!