2964 kandidatë për 600 vende pune, nis faza e parë e selektimit të policëve të rinj

TË FUNDIT

Në qendrën për trajnime për policë sot filloi procesi i përzgjedhjes se kandidatëve të rinj. Për ta ndjekur nga afër selektimin në fazën e parë i pranishëm ishte Ministri i Punëve të Brednshme Oliver Spasovski si dhe zëvendësi i tij Nazim Bushi. I pari i policisë tregoi se në konkursin e shpallur në dhjetor të vitit të kaluar, gjithsej kanë aplikuar 2.964 kandidatë, por do të punësohen vetëm 600 policë. Kandidatët do të kalojnë së pari kontrolle fizike, pastaj psikologjike, e më pas teste të njohurisë përmes një testi të përgjithshëm arsimor dhe së fundmi kontrolle të sigurisë dhe shëndetit duke respektuar protokollet e nevojshme epidemiologjike ose shëndetësore, tregoi Spasovski, duke  u zotuar se në këtë proces tërësisht do të respektohen standardet dhe kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë./TV21