Shënohet rritje e numrit të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me COVID 1.264 qytetarë nga 3.897 testime të kryera në total.
Ndërkohë kanë humbur betejën me këtë sëmundje 29 pacientë.
Janë shëruar 722 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103.374 që nga fillimi i epidemisë./TV21
