27 viktima nga zjarri në një ndërtesë në Japoni

TË FUNDIT

Të paktën 27 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu një ndërtesë komerciale në qendër të Osakës në Japoni.

Ndonëse ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e menjëhershme dhe zjarri u vu në kontroll brenda më pak se një ore, nuk u arrit të shpëtoheshin të gjithë personat që ishin brenda në ndërtesë.

Flakët në fillim përfshinë katin e katër të ndërtesës 8-katëshe, për t’u përhapur më pas me shpejtësi. Ndërkohë, që prokuroria ka nisur një hetim për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.