254 raste të reja me Covid-19, 111 vetëm në Shkup

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka kumtuar të dhënat e fundit për gjendjen me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë realizuar 2.160 testime, prej të cilëve 254 kanë rezultuar pozitiv në Covid-19.

Prej tyre, 111 janë vetëm në Shkup, ndërkaq në:
Prilep – 29, Kavadar- 20, Ohër– 13, Negotinë – 10, Manastir – 9, Gostivar – 7, Kumanovë dhe Veles – 6, Tetovë dhe Gjevgjeli – 5, Shtip, Strumicë, Strugë dhe Resnjë – 4, Koçan, Dellçevë dhe Vinicë – 3, Kërçovë, Dibër, Kriva Pallankë, Probishtip, Kratovë, Demir Hisar, Krushevë dhe Bogdanci nga 1 rast.

Janë shëruar 151 pacientë dhe 16 persona e kanë humbur luftën me Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 502.711 testime, prej të cilave pozitivë kanë rezultuar 99.285 persona. Nga ata, 3.063 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq janë shëruar 89.400 persona.

Raste aktiv në vend janë 6.822./TV21