25 humbje jete, 1.056 të infektuar me Covid-19 dhe 727 të shëruar

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 1.056 raste pozitive me Covid-19, nga 3.728 teste të realizuara, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 25 viktima dhe 727 të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar  595.686 teste të koronavirusit. Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 120.882. Jetën e kanë humbur 3.528 persona, kurse janë shëruar 102.201 të tjerë.

Raste aktive në vend janë 15.153./TV21