Ndërsa seanca e parë për votimin e Presidentit të Ri në Shqipëri është parashikuar të mbahet pasditen e së hënës, palët duken ende larg konsensusit.
Përfaqësuesit e maxhorancës nisën sot takimet me krerët e grupeve parlamentare të opozitës, ndërsa i pari që artikuloi djegien e votimit të parë në seancë plenare ishte Fatmir Mediu i Partisë Republikane.
Për zgjedhjen e kreut të shtetit në Shqipëri kushtetuta ka parashikuar 5 raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash. Ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.