244 të punësuar me kontratë pune në Postat e Maqedonisë me vite po presin që statusi i tyre të rregullohet dhe të marrin vendimet e punës. Ata edhe më shumë janë revoltuar kur kanë parë që Posta e Maqedonisë ka shpallur konkurs për punësim, për të punësuar njerëz tjerë në postë. Disa prej tyre në shenjë revolte dolën dhe protestuan para Postës së Maqedonisë.
Nga 244 të punësuar me status të pa rregulluar, 63 prej tyre kanë nënshkruar iniciativë për të protestuar. Besari thotë se përveç që nuk kanë sigurim social dhe shëndetësor, postierët hasin edhe në mungesa tjera.
TV21 tentoi të merr qëndrim nga drejtori gjeneral i Postës, Ejup Rustemi, por shërbimet e postës na thanë se në udhëtim zyrtare. Tentuam edhe ta kontaktojmë në telefon, por deri tani nuk kemi përgjigje.
