Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 1 mijë e 29 raste të reja me COVID-19, nga 13 mijë e 84 testime të kryera.
Ndërsa numri i viktimave nga COVID-19 është 24.
Janë shëruar 3 mijë e 266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126 mijë e 409.
Në total numri i rasteve aktive është 22 mijë e 223.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 mijë e 316 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955 mijë e 811 doza të vaksinës.
Deri më sot 329 mijë e 246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
