24 viktima nga Covid-19, 14 në Shkup

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 viktima nga Covid-19.

Viktimat janë të moshës prej 49 deri 90-vjeçare.

14 viktima janë nga Shkupi, 2 nga Prilepi, kurse nga një viktimë është regjistruar në Kumanovë, Manastir, Koçan, Negotinë, Radovish, Berovë, Bogdanci dhe Pehçevë, transmeton TV21.

Prej tyre, 23 pacientë kanë vdekur në kushte spitalore, ndërkaq njëri në kushte shtëpiake.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 1.293 raste pozitive dhe 339 të shëruar.