24 nga 157 pasagjerët që kanë udhëtuar nga RMV për në Finlandë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19

TË FUNDIT

Ministrja finlandeze theksoi sot se në aeroportin Turku në Finlandë, 24 nga gjithsej 157 pasagjerë që arritën me fluturim nga Shkupi, janë pozitiv me korona virusin, shkruan Reuters.

“Testimi vullnetar u organizua në Aeroportin Turku në Finlandë të shtunën për të gjithë pasagjerët që mbërritën nga Shkupi, pasi autoritetet përcollën fluturimet nga Maqedonia e Veriut dhe Bukureshti për në Rumani, si dy burime kryesore të infeksioneve të reja të korona virusit në Finlandë”, tha ministrja Krista Curu, para gazetarëve.

Ata shkruajnë se Ministrja ka njoftuar vendosjen e testeve të detyrueshme për korona virus dhe karantinë për udhëtarët nga disa vende me rrezik të lartë.

Karantinë e detyrueshme dyjavore dhe test për Covid-19 pas mbërritjes në Finlandë do të zbatohet për çdo kënd i cili udhëton nga ndonjë vend me rrezik të lartë.