Maqedonasit dhe popujt sllavë shënojnë sot ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, të cilët njihen si iluministë sllavë, përpiluesit e alfabetit të parë të gjuhëve sllave.
24 majin e uruan krerët më të lartë shtetërorë. Presidenti Pendarovski dëshiron që kjo festë të festohet me shumë lumturi, fat e dashuri.
“Urime 24 maji, dita e shenjtorëve gjithësllavë, vëllezërve Shën Kirili dhe Metodi. Sinqerisht u dëshiroj që festën e madhe ta kaloni para se gjithash në shëndet të mirë, të mbushur me dashuri, fat dhe lumturi”, tha Stevo Pendarovski – President i RMV-së .
Festën e uruan edhe nga Qeveria e vendit. Sipas tyre, kjo festë festohet tanimë më tepër se një shekull e gjysmë.
“Në këtë festë japim respekt vëllezërve Kiril dhe Metodij, për misionin e tyre të vlerësueshëm humanist dhe kosmopolit. 24 maji është ditë e madhe, e cila shënohet dhe festohet më tepër se njëshekull e gjysmë në botën sllovene si ditë e kulturës dhe shenjtorisë”, thonë nga Qeveria.
Ditën e Shën Kirilit dhe Metodi e ka uruar edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Duke folur për herë të parë në gjuhën maqedonase, Ahmeti uroi që në frymën e shoqërisë multietnike të gjithë së bashku duhet ta ruajmë dhe avansojmë.
“Urime dita e shenjtorëve sllovenë Kiril dhe Metodij. Në frymën e shoqërisë multietnike të cilën e ndërtojmë së bashku të rikujtojmë këtë ditë të veçantë se së bashku e ndërmarim obligim të ruajmë, kultivojmë dhe avansojmë artikulimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase. Në të njejtën mënyrë siç e bëjmë edhe për veçantinë e identitetit maqedonas. Gëzuar festa”, tha Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së.
Në përputhje me ligjin për festa në Maqedoni, 24 maji – dita e shenjtorëve gjithësllovenë, vëllezërit Kiril dhe Metodi, është festë shtetërore dhe ditë jo pune për të gjithë qytetarët.