236 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 236 raste të reja.

“Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.142. Në total numri i rasteve aktive është 1.780.”, ka informuar MSh.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës.

Deri më sot, 790.175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.