233 raste aktive – do të vaksinohen të gjithë që janë paraqitur

TË FUNDIT

Pritet stabilizim edhe më i madh i situatës me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave që u kumtuan dje nga Ministria e Shëndetësisë, është shënuar një rënie drastike e rasteve aktive. Kjo shifër për momentin shkon në 233.

Ndërkohë, nga ana tjetër mbrëmë kanë arritur 100.620 vaksina Pfizer, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në “Facebook”.

Vaksinat që janë siguruar nëpërmjet mekanizmit Kovaks, sipas Filipçes do të ndikojë në përshpejtimin e ritmit të imunizimit kundër Covid-19.

“Ditëve në vijim vaksinimi do të marrë ritëm të ri, të përshpejtuar për çfarë do të vaksinohen të gjithë qytetarët e paraqitur. Nëse ende nuk jeni paraqitur nëpërmjet ueb-faqes, apeloj që të bëni këtë sa më herët, me çka do të fitoni termin në afatin kohor më të shpejtë”, shkroi mes të tjerash Filipçe, transmeton TV21.

Ministri Filipçe, ditë më parë paralajmëroi se gjatë fundjavës pritet të arrijnë edhe vaksinat kineze.

LEXO EDHE:
– Arritën mbi 100 mijë vaksina Pfizer
– Gjatë fundjavës do të arrijnë vaksinat kineze

Kurse dje, janë regjistruar 3 viktima, 9 raste të reja me Covid-19 dhe 13 të shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.663 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 149.946 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.484 pacientë./TV21