Është bërë përparim i madh, por përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në rrugën europiane duhet të vazhdojnë, u shpreh sekretarja shtetërore franceze për Europë, Lorans Bun, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Shtoi se Maqedonia e Veriut vendin e ka në BE dhe se viti 2030 për anëtarësim të plotë nuk është ndonjë gjë e paarritshme.
“E përmendët 2030-tën, që është ambicioze por jo e pamundur! Do të vazhdojmë ta përmbajmë në këtë projekt ambicioz me qëllim të fundit deri vitin 2030. Debate të tilla ka pasur edhe në Bullgari dhe me të vërtetë është arritur marrëveshje e baraspeshuar, duke i respektuar linjat e kuqe nga të dy anët dhe me rëndësi është të theksohet kjo”, tha Lorans Bun, sekretarja shtetërore franceze për Europë.
Kryeministri Kovaçevski tha se janë të përkushtuar që procesin e skrinigut ta mbyllin në afatin e paraparë prej 14 muajsh.
“Edhe ne, edhe BE, i mban premtimet! Mbetet hapi i fundit – ndryshimet kushtetuese që do të gjenden para Kuvendit dhe 120 deputetëve tanë. E di se vendimi i tyre nuk është i lehtë, por pres që tregojnë sjellje shtetformuese dhe do të mundësojnë që vendi të lëvizë me shpejtësi në rrugën europiane. Ata e kanë edhe mundësinë e zgjedhjes që ta lënë ashtu siç ka qenë, ta lënë vendin në stagnim dhe pasiguri, por besoj dhe jam i sigurt se ata do të jenë në nivel të detyrës dhe do të sjellin vendim me të cilin do të mundësohet e ardhme më e mirë”, pohoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Sekretarja franceze për Europë u takua edhe me Presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa takim zhvilloi edhe me anëtarët e Këshillit kombëtar për integrim europian.
