202 gjoba për shkelësit e trafikut

TË FUNDIT

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 202 masa, në kuadër të kontrolleve të përforcuara aksionale në sferën e komunikacionit të cilat i zbaton Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB sot informuan se për vozitje pa patentë shoferi janë shqiptuar 18 sanksione, 13 masa për automjete teknikisht jo në rregull dhe të paregjistruara, 65 sanksione për automjete të parkuara jo në rregull, ndërsa 49 automjete janë marrë nga “karrotreci”, përderisa 21 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim, theksojnë nga MPB dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që ta rrisim sigurinë në komunikacion.