Në total janë dorëzuar 202 amendamente për Projekt-buxhetin për vitin 2026, nga të cilat rreth 100 janë nga opozita LSDM. Dita e tretë që po zhvillohet debati i përgjithshëm në Komisionin për Financim dhe Buxhet, ndërsa nga nesër pritet të fillojë debati për amendamente. Edhe sot, pushteti dhe opozita shkëmbejnë akuza për arkën shtetërore. Për opozitën, buxheti i propozuar është jo zhvillues dhe e shtyn shtetin drejt një varfërie edhe më të thellë. Për shumicën qeverisëse, buxheti është realist dhe përfshin investime në disa fusha kyçe.
“Buxheti për vitin 2026 nuk ka politika të reja të dukshme dhe masa ose propozime ekonomiko-shoqërore. Nga këndvështrimi i ofertës, nuk ofron asgjë të re, origjinale apo të ndryshme. Ekonomia përsëri do të lëvizë me inercion gjatë vitit të ardhshëm si rezultat i masave dhe politikave të mëparshme. Nuk ka vlerë të shtuar dhe krijon pasiguri dhe rreziqe të shtuar”, tha Mitko Trajçuleski, deputet i LSDM-së
“Kur dikush në vitin 2021 nga pozita e kryeministrit thoshte se do të ketë një cikël investimesh prej 7 miliardë eurosh gjatë disa viteve të ardhshme, tani në 2025, respektivisht 2026, shohim se kemi një borxh publik prej 2 miliardë eurosh, të cilin kjo qeveri duhet ta shlyejë dhe do ta shlyejë. Pa cenuar pagesat dhe detyrimet ligjore aktuale, për të cilat nuk kritikuat as të premten dhe as të shtunën, duke pretenduar se do të lëshohej pa pagesa të vazhdueshme, përfshirë kompensimet sociale, pensionet dhe pagat”, tha Nikollçe Jankullovski, zëvendësministër i Financave./TV21
