Pas iniciativës dhe propozimit të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta – Prishtinë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që ta themelojë Qendrën Përkujtimore të Gjenocidit “Bllacë 99”.
Qendra Përkujtimore të Gjenocidit “Bllacë 99”, do të realizohet në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup përmes departamentit të Muzeologjisë, do të jetë kujdestar shkencor.
Sot më 10 prill do të hidhet gurthemeli i Qendrës dhe do të ekspozohet treni famëkeq i cili asokohe i kishte bartur mijëra shqiptarë deri në kufi.
Nga Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, thonë se shqiptarët e Maqedonisë para 20 vjetëve e dëshmuan në vepër vëllazërinë ndërshqiptare, ndërsa tash do të duhet ta nderojnë ngritjen e kësaj qendre dhe të ndihmojnë që ajo të jetë konservimi më i mirë i kujtesës kolektive të të gjitha vuajtjeve shqiptare përgjatë historisë. /TV21
