20 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Venezuelë

TË FUNDIT

Të paktën 20 persona humbën jetën, ndërsa 17 janë zhdukur në shirat e rrëmbyeshëm që e përfshinë pjesën perëndimore të Venezuelës, theksohet në bilancin e ri për viktimat e autoriteteve lokale.

Numri i viktimave është rritur në 20, bënë të ditur mbrëmë autoritetet lokale, duke theksuar se në bilancin e parë është folur për 15 të vdekur.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se më shumë se 54.000 njerëz janë ekspozuar në rrezik, derisa presidenti i Venezuelës Nikollas Maduro miratoi ndihmë politike dhe financiare për zonat e goditura.

Shirat e rrëmbyeshëm shkatërruan rreth 8.000 shtëpi në 11 nga 23 shtete të Venezuelës.