Gjatë ditës që lëmë pas, Ministria e Punëve të Brendshme ka sanksionuar 20 persona pasi janë kapur duke mos e respektuar orën policore.
Masa e kufizimit të lëvizjes, fillon nga ora 22:00 dhe mbaron në ora 05:00 të ditës së nesërme.
Si masë, filloi të zbatohet nga 10 marsi, për shkak të rritjes konstante të rasteve pozitive nga Covid-19 dhe shtimit të numrit të pacientëve të shtrirë në spitalet e Maqedonisë së Veriut./TV21
