20.313 raste aktive me Kovid-19 në vend

TË FUNDIT

Numri i rasteve aktive me Kovid-19 në vend është 20.313, nga të cilët numri më i madh 11.553 janë në Shkup. Megjithëse sipas të dhënave mbi gjendjen e virusit, numri i të diagnostikuarve të rinj po zvogëlohet dhe numri i të shëruarve po rritet, prapë rreth 20 vdekje regjistrohen çdo ditë.

Gjithsej 448 personash të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Në SPQ  “8 Shtatori”, ka gjithsej 105 persona të sëmurë, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive 132, ndërsa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive në Kozle tek fëmijët ka 44 pacientë.

Sipas ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, lufta me kovid krizën do të vazhdojë edhe në fillim të vitit të ardhshëm, edhe pse tani tendencat janë të tilla se numrat tregojnë në atë që epidemia në ndonjë mënyrë po qetësohet, më pak pacientë në spitale, më shumë termine për testim, gjithnjë e më tepër shtretër të lirë në spitale, madje disa reparte do të kthehen në regjimin e kaluar normal të punës.

“Megjithatë kjo nuk do të thotë se ne tërësisht do të relaksohemi, megjithatë kjo luftë deri tani na mësoi se virusi është shumë i paparashikueshëm dhe se mund të ndodhin befasira edhe më tej dhe ne duhet të jemi të gatshëm”, theksoi dje Filipçe në konferencën e CIVIL, të quajtur “Perspektiva 2021”. MIA