Dy milionë e 400.543 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën, ndërsa 108 milionë e 785.960 ishin të infektuar. Nga numri zyrtar i të infektuarve, 66 milionë e 547.800 njerëz konsiderohen të shëruar.
Sipas agjencive të huaja, numri i të infektuarve zyrtarisht nuk e pasqyron numrin real të të infektuarve, pasi shumë vende testojnë vetëm pacientë që kanë nevojë për trajtim spitalor.
SHBA-ja ku është raportuar vdekja e parë në fillim të shkurtit të vitit 2020, u prek më shumë nga virusi. Në atë vend kanë vdekur 485.337 njerëz, ndërsa 27 milionë e 640.521 njerëz janë infektuar.
Pas SHBA-së, vendet me numrin më të lartë të vdekjeve janë Brazili (239.245 vdekje dhe 9.834.513 të infektuar), Meksika (174.207 vdekje dhe 1.992.794 të infektuar), India (155.732 vdekje dhe 10.916.589 të infektuar) dhe Britania e Madhe (117.166 të vdekur dhe 4.038,078 të infektuar)
Evropa ka 804.135 vdekje dhe 35.571.937 të infektuar, Amerika Latine dhe Karaibet kanë 640.943 vdekje dhe 20.163.894 të infektuar, SHBA-ja dhe Kanadaja 163.894 vdekje dhe 28.465.866 të infektuar, Azia 248.484 vdekje dhe 15.669.503 të infektuar, Lindja e Afërt 100.909 vdekje dhe 5.099.411 persona të infektuar, Afrika 98.501.89 vdekje dhe 3.755 të infektuar dhe Oqeania 946 të vdekur dhe 31.878 të infektuar.
