Nesër FC Shkupi përballet me Dinamo Zagrebin në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.
Pas barazimit 2-2 në “Maksimir” shpresat për ta eliminuar ekipin kroat janë akoma më të mëdha.
Në Click21 ish futbollisti Arben Nuhiu tha se jo cdo herë në futboll fiton ekipi favorit.
Gazetari i sportit, Hajrush Mani tha se FC Shkupi në ndeshjen e parë ishte nënvlerësuar nga mediat, tifozët por edhe nga lojtarët. Sipas tij tani kroatët tani ndeshjen e kthimit e kanë marr me shumë seriozitet.
Drejtori sportiv Omer Bunjaku beson në rezultat pozitiv dhe shpreson që FC Shkupi do të kualifokehet në grupe të paktën në njërën prej garave evropiane.
Udheheqësi i Shvercerëvë Jusuf Ramadani premtoi spektakël në tribuna, ndërsa shpreson se do të vijë rreth 20 mijë spektatorë.
Ndeshja Shkupi – Dianmo Zagreb zhvillohet të martën në stadiumin Tose Proeski me fillim në ora 21h
