19 vjet nga rrëzimi i kullave binjake në Nju Jork

TË FUNDIT

Në ditën e sotme në vitin 2001, anëtarët e Al-Kaedës rrëmbyen katër aeroplanë amerikanë dhe kryen sulme të njëkohshme në disa objektiva të SHBA-së

Dy nga avionët goditën kullat e Qendrës Botërore Tregtare në Nju-Jork, të njohura gjithashtu si “Kullat binjake”. Aeroplani i tretë u përplas në një ndërtesë të Pentagonit pranë Uashington D.C., dhe i katërti u rrëzua në Pensilvani pasi udhëtarët u rezistuan rrëmbyesve. Gjithsej 2.983 njerëz vdiqën atë ditë.

Amerikanët tradicionalisht shënojnë përvjetorin e sulmit duke lexuar emrat e të vdekurve dhe duke bërë homazhe me ndriçim në vendin ku u shkatërruan “Kullat binjake”. Pastaj mbahet një heshtje gjashtëminutëshe në shenjë respekti. Katër nga ato gjashtë minuta simbolizojnë kohën e saktë kur katër aeroplanët e rrëmbyer goditën “Kullat binjake”, Pentagonin dhe Pensilvaninë, ndërsa dy të tjerat përfaqësojnë momentet kur u shembën kulla veriore dhe jugore e Qendrës Botërore Tregtare.

Ceremonia zhvillohet pranë dy pishinave me ujëvara, të cilat u ndërtuan në vendin kur dikur ishin kullat.

Kullat e Qendrës Botërore Tregtare u shembën dy orë pas rrëzimit të aeroplanit, duke shkaktuar vdekjen e 2,606 njerëzve, përfshirë 343 zjarrfikës dhe 60 policë.

Edhe 125 persona të tjerë u vranë në sulmin ndaj Pentagonit. Të gjithë të pranishmit në katër aeroplanë u vranë, gjithsej 265, duke përfshirë 19 rrëmbyesit. Gjithsej prej 2.983 njerëz vdiqën. Viktimat ishin shtetas të gjithsej 77 vendeve.

Pothuajse dhjetë vjet më vonë, në vitin 2011, forcat amerikane vranë udhëheqësin e Al-Kaedës, Osama bin Laden në Pakistan në një operacion të miratuar nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barak Obama.

Nju-Jork sot shënon 19 vjetorin e sulmeve terroriste në një krizë të thellë, me shkallë të rritur të krimit, banesa të shumta të braktisura dhe dyqane të mbyllura dhe njerëz të pastrehë në çdo hap, që është objekt i një beteje politike me Qeverinë përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, familjet e viktimave nuk do të mund të mbajnë fjalime si vitet e mëparshme, por kanë regjistruar fjalët e tyre të nderit. Por, për shkak të kësaj, ata do të mund të mblidhen në vendin e ngjarjes, me mbajtjen e detyrueshme të maskave dhe respektimin e distancës. Më 11 shtator, Qendra kombëtare përkujtimore dhe Muzeu do të hapen për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.