19 vjet heqje lirie për vrasjen e Pinos

Must Read

2 milionë njerëz mund të vdesin, para se të nisë vaksinimi – paralajmëron OBSH

Numri i vdekjeve globale nga Covid-19 mund të arrijë në dy milionë para se të nisë përdorimi...

Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin jashtë ish-zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris

Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me një sulm jashtë ish-zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo” në...

​Henderson do mungojë ndaj Arsenalit, pritet të startojë Thiago

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në konferencë për mediat, ka konfirmuar se në ndeshjen kundër Arsenalit pritet...
- Advertisement -

Gjykata Penale e Shkupit sot e dënoi Angella Gjorgjievskën me 19 vjet burg për vrasjen e 26-vjeçarit, Penta Sekondo – Pino.

Sipas aktgjykimit, ajo ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes të cilën sipas dëshmive e ka kryer, Ali Furkan, i cili vazhdon të jetë në arrati.

- Advertisement -

Gjykatësi, gjatë shqiptimit të dënimit tha se në caktimin e dënimit janë marrë parasysh masa lehtësuese, por kanë mbisunduar ato rënduese pasi që Gjorgjievska gjatë gjykimit asnjëherë nuk ka treguar pendim.

Vrasja ka ndodhur më 11 dhjetor të vitit 2018-të. Në atë natë, e akuzuara Angella e ka mashtruar Pinon që të takohen në lagjen Gjorçe Petrov. Kur ka arritur, aty ka ardhur edhe Ali Furkan, i cili ka pasur me vete pistoletë.

- Advertisement -

Ali Furkan e ka lënë automjetin “Opel Askona” dhe me “Shkodën” e Pinos janë drejtuar drejt qarkores në Haraçinë. Atje janë ndalur në një vend dhe fillimisht janë kacafytur dhe rrahur, ndërkaq në një moment Furkani me pistoletë e ka vrarë Pinon në kokë.

Pas vrasjes, Ali Furkan, me ndihmën e Angella Gjorgjievskës, e kanë futur trupin e Pinos në bagazh të veturës dhe janë drejtuar për në Luboten.

- Advertisement -

Zhdukjen në stacionin e policisë e ka lajmëruar nëna e tij. Pas pesë muajve hetim, më 29 prill të vitit 2019 mbi fshatin Luboten është gjetur trupi tij i pajetë, i cili ishte varrosur në një gropë.

- Advertisement -

2 milionë njerëz mund të vdesin, para se të nisë vaksinimi – paralajmëron OBSH

Numri i vdekjeve globale nga Covid-19 mund të arrijë në dy milionë para se të nisë përdorimi i një vaksine efektive, ka...

Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin jashtë ish-zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris

Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me një sulm jashtë ish-zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris.

​Henderson do mungojë ndaj Arsenalit, pritet të startojë Thiago

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në konferencë për mediat, ka konfirmuar se në ndeshjen kundër Arsenalit pritet të mungojë kapiteni i skuadrës...

Sekuestrohen 67 mijë e 850 paund në aeroport

Policia Kufitare e Shqipërisë ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, ku është proceduar penalisht një 63-vjeçar...

Sanksionohen 210 shoferë në Shkup, 81 për shpejtësi të tejkaluar dhe 23 motoçiklistë

Në kuadër të kontrolleve të përforcuara në sferën e komunikacionit në territorin e Qytetit të Shkupit, policia dje shqiptoi gjithsej 210 sanksione,...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -