19-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e malit Sharr në Maqedoni

TË FUNDIT

Deputetja Ilire Dauti kërkon nga partitë shqiptare në pushtet të bëjnë presion për ta çuar përpara Pr/Ligjin e tyre për shtetësinë!

Deputetja e koalicionit ASH-AAA, Ilire Dauti nëpërmjet emisionit Click Plus kërkoi nga partitë shqiptare në pushtet të bëjnë presion...

Pr/Ligji i #ASH-AAA për shtetësinë – për të mirën e qytetarëve apo për pikë politike?

Opinionisti Latif Mustafa në emisionin debatues Click Plus në TV21, ku po diskutohet për Propozim-Ligjin për shtetësinë, e pyeti...

Deputetja Dauti: Ata që i kanë të gjithë dokumentet, shtetësia nuk u jepet me justifikimin se janë të rrezikshëm për shtetin!

Ilire Dauti deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga Koaliconi ASH-AAA, në Click Plus në TV21, theksoi se...

Ilire Dauti: Propozim-Ligji për shtetësinë hoqi maskat e atyre që thërrisnin “Shoqëri për të gjithë”

Ilire Dauti nga Koaliconi ASH-AAA në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se Propozim-Ligji për shtetësinë ka hequr maskat...

Jonida Mete Kiki: Sjella e zyrtarëve në terren reflekton në sjelljen e administratës ku shkon për të kërkuar shtetësi!

Juristja Jonida Meta Kiki në emisionin Click Plus në TV21, duke folur për Ligjin për shtetësinë, tha se sjellja...

Një 19-vjeçar me iniciale F.A., shtetas i Republikës së Kosovës, ka humbur jetën në një liqen në Kodrën e Diellit në Tetovë, i njohur si “Liqeni i Madh”, e që ndodhet në afërsi të vijës kufitare Maqedoni e Veriut-Kosovë.

Siç mëson TV21 nga burime të Ministrisë për Punë të Brendshme, i riu ka qenë bashkë me 5 shokë të tjerë, të cilët kanë dalë për shëtitje në mal. Ai është futur për t’u freskuar në liqen, por s’ka ditur not dhe është mbytur, kanë rrëfyer shokët e tij për policinë, tregon për TV21 burimi nga MPB-ja.

Ekipet e policisë kufitare në bashkëpunim me Njësitin Special “Tigrat” këtë mëngjes e kanë nxjerrë nga liqeni trupin e pajetë të 19-vjeçarit. Të njëjtat burime thonë se në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori Publik, krim-teknika dhe zyrtarët mjeko-ligjorë të cilët e kanë konstatuar vdekjen. Nuk janë konstatuar shenja dhune, thotë burimi.

Pritet që në Maqedoni të bëhet obduksioni i viktimës, e më pas kufoma të dërgohet në Kosovë./TV21

TË NGJAJSHME