19-vjeçari Kimi Antonelli fiton Çmimin e Madh të Kinës në F1

TË FUNDIT

Në Shanghai, vozitësi i Mercedesit, Kimi Antonelli, shënoi sot fitoren e tij të parë në kampionatin e Formula 1, përcjell TV21.

Shoku i tij i skuadrës, George Russell, përfundoi i dyti, ndërsa Lewis Hamilton nga Ferrari u rendit i treti.

Vozitësit e McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri, u tërhoqën nga gara edhe para fillimit, ndërsa katër herë kampioni i botës, Max Verstappen (Red Bull), u tërhoq në xhiron e 46-të për shkak të problemeve me bolidin.

Në renditjen e vozitësve, Russell udhëheq me 51 pikë, pas tij është Antonelli me 47, Charles Leclerc me 34 dhe Hamilton me 33.

Në renditjen e konstruktoreve, Mercedes kryeson me 98 pikë, ndërsa Ferrari ndiqet nga afër me 67.

Gara e ardhshme e Formula 1 do të zhvillohet në Japoni më 29 mars.