19 fëmijë po trajtohen nga Covid-19 në “Kozle”, Zeqiri: Nëpër shkolla të respektohen protokollet

TË FUNDIT

Gjendja me Covid-19 në Spitalin për fëmijë “Kozle” është stabile, tha drejtori Besnik Zeqiri. Tha se për momentin po trajtohen 19 fëmijë me Covid-19. Foshnja më e vogël që po trajtohet është 4 javë, ndërsa më i rrituri 16 vjet, kurse 4 fëmijë janë me terapi të oksigjenit. Zeqiri, apeloi që prindërit të vaksinohen, që të parandalohet transmetimi i virusit nga prindërit tek fëmijët.

Besnik Zeqiri, drejtor i Spitalit për fëmijë “Kozle” 3894 00.43- 01.00
“Edhe njëherë apeloj deri tek prindërit që të vaksinohen që të parandalohet virusi të mos kalojë nga prindërit tek fëmijët e pastaj zinxhiri të vazhdojë nga një fëmije tek tjetri. Me fillimin e vitit shkollor numri i fëmijëve që po trajtohen është rritur, jo në mënyrë enorme, por nëse respektohen masat dhe protokollet anticovid që janë përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit, besojmë se numri i fëmijëve të prekur nuk do të rritet”, tha Zeqiri./TV21