188 gjoba për mosmbajtjen e maskës

TË FUNDIT

Gjatë ditës paraprake, (29/30.05.2021) policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur 188 qytetarë të cilët nuk kanë qenë duke mbajtur maskë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, vazhdojnë të apelojnë që qytetarët të respektojnë masat e miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga Covid-19.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar, se mbajtja e maskës do të vazhdojë të jetë në fuqi, por në ambientet e mbyllura. Nga 1 qershori, pritet që mbajtja e maskës të mos jetë obligim në ambiente të hapura dhe kur nuk jemi në grup./TV21