18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Rama: Në Prishtinë ora e parë e mësimit do t’i kushtohet UÇK-së

TË FUNDIT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar r se ora e parë mësimore e datës 16 shkurt në të gjitha shkollat e kryeqytetit do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha shkollat publike të Kryeqytetit, ora e parë mësimore e datës 16 shkurt do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Si Kryeqytet, kemi obligim institucional dhe moral të kultivojmë te brezat e rinj respekt për historinë, sakrificën dhe idealet tona. Kujtesa historike është themel i identitetit dhe respektit për shtetësinë!”, ka shkruar Rama.

Kërkesa për një gjë të tillë erdhi nga asamblistet e PDK-së në kryeqytet./21Media