18 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

TË FUNDIT

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar edhe për 18 vdekje të reja që janë shkaktuar nga pasojat e sëmundjes COVID-19.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar edhe 1.891 raste të reja me koronavirusin e ri.

Shifra bazohet në 13.120 mostra të testuara.

Mjekët kanë konstatuar se janë shëruar 1 mijë e 483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112 mijë e 883.

Në total numri i rasteve aktive është 25 mijë e 797.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 967 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794 mijë e 812 doza të vaksinës. Deri më sot 267 mijë e 979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media