17 viktima në Kosovë

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 17 qytetarë të Kosovës, të cilët ishin të infektuar me COVID-19 kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Ndërsa nga 7 mijë e 946 testime të kryera,  janë konfirmuar 1 mijë e 67 raste të reja me COVID-19.

Tutje MSH ka njoftuar se janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107 mijë e 566.

Në total numri i rasteve aktive është 20 mijë e 467/21Media