17 qytetarë të Kosovës viktima të COVID-19 për 24 orë

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit, 17 qytetarë të Kosovës e kanë humbur betejën me COVID-19.

Gjatë këtyre orëve janë testuar gjithsej 3.634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 781 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 84 mijë e 498 raste nga 397 mijë e 347 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 803 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 764 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69 mijë e 887 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12 mijë e 808./21Media