1618 raste aktive me Covid-19! Shkupi e Tetova të parat në listën e qyteteve me më shumë të infektuar

TË FUNDIT

Regjistrohen 378 raste të reja me Covid-19, nga gjithsej 4918 teste të realizuara. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë 114 të infektuar janë regjistruar vetëm në Tetovë, ndërsa 118 raste janë regjistruar në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 21 pacientë. Betejën me koronavirusin e ka humbur 1 pacient, 71 vjeçar nga Shkupi.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikaurve me Covid-19 në vendin tonë ka arritur në 157.627, numri i pacientëve të shëruar 150.506, numri i viktimave 5503. Raste aktive gjithsej janë 1618.