16 viktima nga Covid-19 në Kosovë

TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit 16 qytetarë të Kosovës e kanë humbur betejën me COVID-19.

Kurse nga 12 mijë e 564 testime të kryera, 2 mijë e 98 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë kërtyre orëve janë shëruar 1 mijë e 614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111 mijë e 400.

Në total numri i rasteve aktive është 25 mijë e 407.

Në 24 orëve të fundit janë dhënë 15 mijë e 862 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780 mijë e 637 doza të vaksinës.

Deri më sot 261 mijë e 818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media